E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mban fjalën për Buxhetin 2026, deputetët e PD kthehen me shpinë: Më mirë se fytyra juaj

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetët e opozitës pasi ata u ngritën në këmbë dhe kthyen shpinën  nga foltorja në momentin kur ai nisi të mbajë fjalën për pr/buxhetin 2026 dhe Paketën Fiskale.

Rama u shpreh se ky është lehtësim që i bëhet fjalimit të tij sepse më mirë shpina se fytyra e tyre.

“Edhe të ankoheni për ligjin, dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon more burrë.  Megjithatë shumë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim sepse më mirë shpina se fytyra juaj”, iu drejtua Rama deputetëve demokratë.

Rama u shpreh thellësisht i prekur nga konstatimi i deputetit demokrat Flamur Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të PS-së.

Ndërkohë, theksoi Rama, “z. Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe nuk ka Autoritet Konkurrence që ia vë nën dyshim monopolin, madje unë do ta quaja besnik Flamur Noka”.

“Niko është jashtëzakonisht larg teje Flamur. As mos e ki merak fare se ty në historinë e Shqipërisë mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi. Ndërkohë që në historinë e botës je rrotë më rrotë me Lei Fenin”, tha Rama.

Rama theksoi se deputetët e PD duhet të ndajnë opinionet nga ofendimet.

“Duhet të ndani opinionet nga ofendimet. Tjetër opinioni, tjetër ofendimi dhe duhet të ndani opinionet nga akuzat. Tjetër opinionet tjetër akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me Rregulloren”, tha Rama.

“U ngacmova nga edhe nga një deputeti që e falënderoj që po më rri përballë. Kjo tregon që ligji nuk e ka afektuar dhe dua t’i them që po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapituj e negociatave”, tha Rama.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›