Rama mbledh aleatët, diskutohet axhenda e opozitës së bashkuar
TIRANE- Një ditë pasi Partia Socialiste theu bojkotin duke u rikthyer në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri kuvendor, Edi Rama mblodhi në një takim partitë aleate për të diskutuar mbi aksionin e opozitës në vazhdim. Takimi nisi rreth orës 13:20, në një nga lokalet e kryeqytetit, dhe janë të pranishëm kreu i PSV`91, Petro Koçi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Në takim nuk janë të pranishëm kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, dhe Spartak Ngjela, i Partisë Ligj dhe Drejtësi
Gjatë takimit do të diskutohet mbi situatën aktuale politike dhe hapat që do të ndërmarrë opozita pas hyrjes në parlament. Gjithashtu do të diskutohet dhe për reformën zgjedhjet si dhe ndryshimet kushtetuese. Një pjesë e partive të vogla të majta kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese.
Kryetari socialist Edi Rama deklaroi dje se opozita nuk do të kushtëzojë aksionin e saj me ndryshimet kushtetuese. Pak orë, para nisjes së seancës së parë të Kuvendit, Rama tha se “Kushtetuta s’ndërrohet me pahir dhe ne s’ia lidhim duart vetes, duke kushtëzuar aksionin tonë politik me ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë. Populli le të dëgjojë, të shohë dhe të gjykojë se kush kërkon të bëjë shtet për të gjithë e kush synon ta bëjë shtetin vegël sundimi mbi të gjithë”.
Sa i përket reformës zgjedhore Partia Socialiste do të hartojnë së shpejti një paketë të plotë propozimesh. Një grup pune i veçantë do të hartojë këto propozime, duke u mbështetur në 27 rekomandimet dhe vëzhgimet e raportit të ODIHR-it. Aktualisht diskutimi i kësaj çështjeje nuk është vendosur në axhendën 3 javore të Parlamentit, edhe pse diskutimi është hapur qysh pas zgjedhjeve të 8 majit.
PËRFUNDON TAKIMI I RAMËS ME ALEATËT
Ora 15:36 Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Partisë Socialiste me aleatët pjesë e opozitës së bashkuar. Takimi ka zgjatur për më shumë se 2 orë dhe nuk u mbajt në ambientet e Selisë Rozë. Edhe pse nuk u dha asnjë deklaratë, burime të brendëshme nga mbledhja , bëjnë me dije për NEWS24 , se temat kryesore të diskutimeve ishin reforma zgjedhore, axhenda e opozitës në vijim, por gjithashtu edhe zbutja e qëndrimeve të aleatëve. Ku një pjesë prej tyre kanë kundërshtuar vijën politike te ndjekur nga socialistët dhe kryetari Rama.
Ajo që ra më shumë në sy në takim, ishte mungesa e një gjysmës së partive aleate, duke filluar nga Skëndër Gjinushi i Social Demokratëve, por edhe Spartak Ngjela, Vangjel Dule dhe kryetari i G99 Ervin Mete. Nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me mospraninë e tyre , por nisur edhe nga qëndrimet e fundit , kjo shikohet edhe si një lloj proteste ndaj qëndrimit të socialistëve.
Takimi vjen nje dite pas nisjes se sesionit te ri parlamentar, ku opozita u be pjese e punimeve. Ndërkohë një ditë më parë kryetari i PS, Edi Rama deklaroi se opozita do të marrë pjesë në cdo seancë të parlamentit.
(s.g/e.m/BalkanWeb)