E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh kryebashkiaket nisin pergatitjet per zhvillimin e protestave ne te gjithe vendin



Partia Socialiste do te vazhdoje te ndjeke nje lufte te ashper ndaj qeverise nese kjo e fundit nuk ka vullnet te beje transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Kryetari i Partise Socialiste njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka mbledhur dje ne mesdite ne seline e PS-se kreret e bashkive socialiste ne kuadrin e pergatitjes se protestave. Mesohet se Rama u ka kerkuar kryebashkiakeve te majte se duhet te angazhohen maksimalisht ne organizimin dhe zhvillimin e protestave ne qytete por edhe per ato ne bulevardin e kryeqytetit. Keshtu ne kushtet e mosarritjes se marreveshjes per zgjidhjen e krizes politike ne vend Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Kreret lokale kane shprehur pakenaqesi per mungesen e fondeve nga qeveria te cilat sipas tyre kane sjelle mosrealizim te projekteve te ndryshme. Ne te njejten linje ka qene edhe shqetesimi i Rames i cili mesohet te kete thene se mungesa e fondeve dhe shkurtimi i buxhetit lokal vjen pasi qeveria po ruan parate per fushaten e zgjedhjeve te ardhshme lokale.
Mbledhja
Lideri i opozites u eshte drejtuar kryebashkiakeve me nje gjuhe te vendosur politikisht te cilat sipas tij duhet te angazhohen seriozisht ne pergatitjet e protestave ne te gjithe vendin. Kerkoj nga ju intensifikim te luftes politike ndaj qeverise Berisha qeverise me te korruptuar ne bote. Dua nga ju te angazhoheni per organizimin dhe zhvillimin e protestave ne rast se negociatat deshtojne - mesohet tu jete drejtuar Rama kryebashkiakeve te majte. Lideri i opozites gjate takimit ka kerkuar te njihet me problemet ekonomike qe shqetesojne banoret ne qytetet ku drejton e majta.
Hetimi
Partia Socialiste dite me pare mori vendimin se do tu kthehet protestave nese nuk do te kete zgjidhje pozitive per transparencen e zgjedhjeve te kaluara dhe me Parlamentin do te mbaje marredhenie te kushtezuar. Partia Socialiste qe nga data 28 korrik i ka paraqitur maxhorances tre propozime per zgjidhjen e krizes. Kreu i Grupit te socialisteve Gramoz Ruci eshte shprehur dite me pare se hetimi duhet te permbaje fletet e votimit ne te kundert kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli presidenti Bamir Topi apo Gjykata Kushtetuese ti drejtohen nje arbitri nderkombetar sic eshte Komisioni i Venecias. Ka kaluar me shume se nje vit nga zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Ne qe nga 28 korriku i kemi paraqitur maxhorances tre propozime. Se pari miratimin e nje rezolute nga ana e Parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Se dyti angazhimin tone per zgjidhjen e krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Se treti angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale - ka deklaruar Ruci. Ai theksoi se nuk duhet te kete ekzekutim te fleteve te votimit. Transparenca e zgjedhjeve do te behet se bashku me fletet e votimit. Perjashtojme ekzekutimin e fleteve ndaj propozojme te vazhdojme negociatat per fletet e votimit. Ne rast se maxhoranca kundershton kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet Komisionit te Venecias - u shpreh Ruci. Sipas Rucit PS-ja nuk do te deshironte te vazhdonte me tej me protesta pasi cdo gje mund te zgjidhet ne saje te nje vullneti te mire politik.

9 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›