E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Cmimi i truallit te ish-ekspozita eshte shume i ulet



Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka nxjerre fakte te reja per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot. Shalsi denoncoi cmimin e ulet te truallit te percaktuar nga qeveria. Me fakte ne dore deputeti socialist deklaroi se cmimi eshte tri here me i ulet se shitja e trojeve te tjera perreth ish-ekspozites. Me 26 nentor te vitit 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit perfshire ketu Bashkine e Tiranes. Ky vendim per zonen ku ndodhet ish-ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh Vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1 200 000 lekesh per meter katror pra tri here me te larte. Vetem pak metra me tutje ne zonen e Pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror. Te rruga Myslym Shyri vetem pak metra prapa ish-ekspozites po 1 200 000 leke per meter katror - deklaroi Shalsi duke treguar vleresimin e raportit per kete prone te perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli. Cila eshte logjika qe eshte perdorur Le te dale z. Ruli tu shpjegoje shqiptareve pse kjo zone eshte me e lire dhe jo pak por 3 here me lire A ka njeri qe nuk kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri Cfare shpjegimi tjeter mund te kete pervec interesave te oborrit te pushtetit qe dikton cmimet jo sipas nje logjike racionale tregu jo ne funksion te interesit publik por thjesht e vetem ne funksion te interesave klienteliste e familjare te oborrit te Sali Berishes - u shpreh deputeti Shalsi.

9 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›