Topi Kushte per besimtaret feja te predikohet ne institucione

Presideti Bamit Topi ka uruar besimtaret musliman per festen e Fiter Bajramit. Ai deklaroi se toleranca fetare eshte nje respekt tradicional qe kane pasur ne shekuj shqiptaret me njeri-tjetrin.
Kreu i shtetit tha se jepte kete urim ne nje kohe qe Shqiperia i afrohet me shume Evropes dhe shume elementeve te progresit. Standardi me i arrire i shqiptareve eshte standardi i harmonise fetare qe eshte pranuar edhe nga komuniteti evropian. Dita e sotme eshte nje dite qe na gezon te gjithe theksoi ai.
Presidenti deklaroi se duhet bere e mundur te feja te predikohet neper institucione pasi eshte kulture.
Ai i ka bere thirrje qe ti krijohen kushtet besimtareve dhe ata te mos falen me ne rruge. Nuk dua qe vitet qe vijne te na bejne te shohim besimtare qe falen rrugeve. I bej thirrje te kontribuojme qe edhe komuniteti musliman te kete xhamine e tyre qe te ushtrojne te predikojne te falen te kene kete raport me instituicionin brenda institucionit pohoi kreu i shtetit.