BerluStalini
Debimi im nga partia qe themelova bashke me Berluskonin eshte qesharak. Mjaftuan dy ore mbledhje pa prezencen time dhe nje motivacion qe u perket faqeve me te erreta te stalinizmit. Keshtu foli te dielen Xhanfranko Fini presidenti i Dhomes se Deputeteve dhe lideri i forces politike me te re ne gjirin e se djathtes italiane.
Kane kaluar vetem dy vite qe kur Aleanca Nacionale Fini dhe Forca Italia Berluskoni u shkrine ne nje parti te vetme Populli i Lirise e cila triumfoi ne zgjedhjet e pergjithshme. Thame qe kane kaluar vetem dy vite por tashme pranvera e 2008-es duket prehistori.
Shume gjera kane ndryshuar nga ajo kohe pervec njeres. Silvio Berluskoni eshte po ai. I njejti politikan qe nuk pranon kompromise qe qeverisjen e koncepton si komandim qe partine e drejton as me shume dhe as me pak si ndermarrjet e tija.
Ai eshte pronari te tjeret ne hipotezen me te mire mund te jene administratore apo shefa departamenti.
shte i njejti Silvio qe problemet qe ka me drejtesine kerkon ti zgjidhe ne Parlament me ligje dhe jo neper gjykata me fakte.
Nje lider si Xhanfranko Fini i rritur ne radhet e Levizjes Sociale trashegimtaret e fashizmit sigurisht nuk mund ta pranonte kokuljen pasive qe pronari Silvio pretendon nga vartesit e tij. Dhe anasjelltas miliarderi milanez nuk mund te toleroje qe ne partine e vet dikush te kete nje mendim vetjak kendveshtrime autonome dhe akoma me keq kundershtime.
Nga ky keqkuptim themelor lind percarja midis Finit dhe Berluskonit qe po con vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme.
I pari shpresonte qe Partia e Popullit te Lirise te ishte me te vertete e lire dhe plurale I dyti as qe mund ta imagjinoje dot te marre pjese ne nje organ social ekonomik politik shteteror ku dikush ti thote jo.
Sidoqofte situata politike aktuale eshte teper e nderlikuar dhe e gjithe loja zhvillohet ne gjirin e se djathtes. Vetem ne Dhomen e Deputeteve levizja e Finit e Ardhme dhe Liri per Italine perbehet prej 35 deputetesh nje shifer e mjaftueshme per te rrezuar mazhorancen aktuale.
Pra qeveria nuk i ka numrat per te mbijetuar nese finianet votojne jo apo thjesht abstenojne. Ky eshte realiteti i hidhur me te cilin Berluskoni dhe aleati me i ngushte tashme i vetmi Umberto Bossi Lidhja e Veriut duhet te perballojne tani e tutje.
Dilema eshte midis zgjedhjeve te parakohshme dhe nje pakti te ri armepushimi me Finin. Dy rruge keto qe mbartin rreziqet e veta.
Pikesepari zgjedhjet nuk jane dhe aq te sigurta sepse mund te formohet nje shumice e re parlamentare e cila mund te mbeshtese nje qeveri teknike per rishkrimin e Kodit Zgjedhor.
Presidenti Napolitan detyrohet nga Kushtetuta te shkrije parlamentin vetem nese ky i fundit nuk eshte me ne gjendje te shprehe nje mazhorance qe mbeshtet nje qeveri. Ngjyra e mazhorances apo mandati i qeverise i perkasin politikes dhe ne nje fare menyre per Presidencen jane vetem detaje.
Kush deklaron qe nese bie kjo qeveri zgjedhjet jane te detyrueshme o eshte nje analfabet ne fushen kushtetuese fjalet jo-zyrtare te Napolitanos ose shpreh thjesht nje deshire.
Por edhe sikur te shkohet ne votime se shpejti frika eshte se partia e re e Finit do te jete akoma me vendimtare per legjislaturen e ardhshme. Sidomos ne Senat ku mandatet ndahen ne nivel rajonal per Silvion do te rishfaqej perseri situata e tanishme bisedime te pafundme dhe kompromise sfilitese.
Rruga e dyte do te ishte vazhdimi i kesaj mazhorance me Finin deri ne perfundimin natyral te legjislatures 2013 por me nje program dhe nje pakt te ri koalicioni. Kundrejt mbijeteses se qeverise cmimi qe Partia e Popullit te Lirise do te paguante do te ishte shume e larte.
Nuk do te kishte me ligje ad personam ato modifikime te vogla te kodit te procedures penale qe do te benin te mundur daljen e Silvios nga telashet gjyqesore procesi per korruptimin e deshmitarit Mills perfundon ne pranvere.
Sloganet dhe masat e egra kunder emigranteve voteburimi kryesor i Lidhjes se Veriut do te zbuteshin. Gjunjezimet ne nder te diktatoreve te pashpirt si Gheddafi per hir te naftes dhe te prokurimeve publike libike ne favor te firmave italiane do te perfundonin.
Sidoqofte pershtypja eshte se epoka e berluskonizmit gjashtembedhjete vite pas vitit 1994 kur kandidoi dhe fitoi per here te pare po shfaq shenja perendimi.
Kjo jo fal te majtes ne letargji te vazhdueshme por per shkak te nje konceptimi totalitar dhe populist qe Silvio ka te politikes.
Sepse gjithmone dikush i ka thene jo mbretit dhe kjo eshte krisja e pare e pushtetit te tij.
Autori eshte korrespodent i Shekullit ne Rome