E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Raporti i KE udhërrëfyes për Parlamentin

Kryetarja Topalli priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian,  Pierre Mirel. Ajo vlerësoi kontributin e KE-së në procesin e monitorimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u cilësuan si zgjedhje që arritën standardet kryesore të OSBE/ODIHR-it.

 Në takim u diskutua për hapat e ndërmarra, për miratimin e legjislacionit dhe për reformat në plotësimin e detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Mirel me ligjet e miratuara gjatë kësaj periudhe në parlament dhe me diskutimet e gjera në komisione e në seanca plenare

 "16 nëntori ishte një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët, spese Këshilli i Ministrave të BE-së i tha 'po' kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke njohur kështu rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë", tha Kryetarja Topalli. Mirel dhe Kryetarja e Kuvendit diskutuan edhe për vijimin e bashkëpunimit mes dy insitucioneve, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit dhe për rritjen e kapaciteteve të parlamentit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›