E Diel, 1 Nëntor 2026

Merovci: Numri i votuesve në veri jashtë kontrollit të KQZ-së

Ish-kreyshefi i KQZ-së, Adnan Merovci ka shprehur dyshimet e tij për procesin e votimeve në veri të vendit. Ai përveç se ka pranuar faktin se në veri numri i votuesve është jashtë kontrollit të KQZ-së, numri i votuesve mund të jetë jo real
“Megjithatë mendoj se nuk duhet shumë të lodhemi kësaj radhe për çështjen e manipulimit nga ana e serbëve karshi dobisë demokratike që Kosova do të fitoj nëse në këto zgjedhje integrohen serbët si votues dhe veriu si territor”, ka thënë Merovci në një intervistë për “Bota sot”.

I pyetur se a a mund të manipulohet me numrin e votuesve në veri, Merovci , ka thënë se “Numri i votuesve në veri është jashtë kontrollit të KQZ-së. Kjo d.m.th se numri i votuesve mund të jetë jo real, megjithatë mendoj se nuk duhet shumë të lodhemi kësaj radhe për çështjen e manipulimit nga ana e serbëve karshi dobisë demokratike që Kosova do të fitoj nëse në këto zgjedhje integrohen serbët si votues dhe veriu si territor”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›