Rama mbledh sekretariatin e PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me takimet e fundit në Strasburg dhe tryezën e pritshme të kreut të shtetit. Në 17:30, Rama pritet të mbledhë edhe tryezën e aleatëve me të cilët do të diskutojë mbi strategjinë e tryezës së bisedimeve.
Ditën e shtunë, kreu i PS-së Rama dhe kryeministri Berisha do të ulen në tryezën e Presidentit të Republikës Bamir Topi për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.