E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Grekëve të Shqipërisë, drejt zyrtarizimit të saj

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Partia e re e Grekëve
të Shqipërisë po shkon drejt zyrtarizimit të saj dhe kjo u bë e ditur në një takim
të zhvilluar para disa ditësh në Sarandë, ku iu dha dora e fundit programit dhe
statutit të saj. Bëhet me dijeni se nismëtarë të Partisë së Grekëve janë shumica e anëtarëve të
Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, të deklaruar para disa muajve. Ata kishin kërkuar me ngulm thirrjen e
Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës me qellim reformimin e plotë të saj me
atribute të një partie politike, pasi sipas tyre bashkëpunimi me PBDNJ-në e
drejtuar nga Vangjel Dule, nuk ka më të ardhme derisa u shndërrua në artific të
PS-së së Edi Ramës.

Pra, bëhet fjalë për vazhdimësinë e OMONIA-s
me atribute të pastra politike dhe elektorale, thuhet në deklaratën e lëshuar
nga nismëtarët e partisë së re.

Ndërkaq, thuhet se lëvizjes për krijimin e partisë
së Grekëve, përveç shumicës së anëtarëve të Këshillit të Këshillit të Përgjithshëm
të OMONIA-s, i janë bashkuar ish-kryetarët e organizatës Zarballa, Qirjazati
dhe Llabovitiadhi, ish-deputetë dhe deputetë si Thoma Miço, Ziso Lluci, Kristo
Goci, Ligoraq Karamelo etj.

Burime të rezervuara theksojnë më tej se
organizimi dhe veprimi statutor i saj parashikohet të ndjekë modelin gjithëpërfshirës
të prezantuar vitet e fundit, si risi nga PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi, i
cili parashikon votimin e drejtpërdrejtë, jo vetëm të anëtarësisë, por edhe të
miqve dhe të dashamirësve të partisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›