E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh sot aleatët opozitarë para takimit me Berishën tek Presidenti Topi

Tiranë, 12 shkurt, NOA Para takimit të
parashikuar me rivalin e tij politik ditën e nesërme tek presidenti Topi,
kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim
paraprak me aleatët e tij opozitarë.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë rozë
për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kryesocialisti Rama do të mbledhë
sot tryezën e frontit opozitar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kjo tryezë
parashikon të zgjidhë krizën politike në vend, e cila është krijuar pas
zgjedhjeve të 28 qershorit për shkak të kontestimit nga ana e socialistëve të
rezultatit zgjedhor, i cili sipas tyre ka dalë në bazë të llogaritjes së votave
të manipuluara.

Ata vazhdojnë ti qëndrojnë qëndrimit të tyre
të pakundërshtueshëm për hapjen e kutive, e ai duket i palëkundur edhe një ditë
para tryezës së negociatave me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Nga ana e tyre, edhe aleatët opozitarë të
Partisë Socialiste, duket se paraqesin të njëjtin qëndrim, të cilin e kanë
shprehur edhe në nismat e përbashkëta të marra me të gjatë muajve të fundit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›