E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza, Rama takon sot ambasadorin Withers

Një ditë para tryezës së Presidentit Topi dhe pas takimeve në Strasburg, kreu i PS-së, Edi Rama do të zhvillojë një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, John Withers. Takimi do të përqendrohet mbi strategjinë e tryezës së nesërme ku do të kërkohet zgjidhja e ngërçit politik në vend.
Më herët, kreu i PS-së takoi ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan, dhe ambasadorin e Spanjës, që mban presidencën e radhës së BE, Manuel Montobbio.
Ditën e shtunë, kreu i PS-së Rama dhe kryeministri Berisha do të ulen në tryezën e Presidentit të Republikës Bamir Topi për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›