E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, mbledh sot Kryesine, vendos thirrjen e Asamblese

Partia Socialiste do te mbledhe sot Kryesine ne oren 18:00. Lajmi behet i ditur per "Koha Jone", nga burime brenda selise roze. Burimet saktesojne se vendimi eshte marre pas mbledhjes se deputeteve socialiste te Qarkut Tirane. Pervecse permbushjes se procedurave te zhvillimit te jetes se brendshme te partise, qe detyron Kryesine te mblidhet nje here ne muaj, nje tjeter arsye qe perkon me kete mbledhje, ka te beje me thirrjen e Asamblese Kombetare. Keshtu pra, burimet saktesojne se Kryesise do t'i propozohet diten e neserme, therritja e Asamblese diten e shtune me 17 tetor. Gjithashtu mesohet se gjate takimit te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, me deputetet socialiste te qarkut te kryeqytetit, rreth ores 18:00 te dites se djeshme ne ambientet e selise roze, eshte diskutuar edhe mbi protestat qe do te zhvilloje opozita. Per rrjedhoje eshte vendosur qe protesta e radhes te zhvendoset ne qytetin e Beratit, per arsyen e thjeshte, si nje nga 3 qarqet me te kontestuara nga socialistet. Keshtu pra, kete te premte, socialistet dhe aleatet e majte do te zbarkojne ne qarkun e Beratit per protesten e radhes, e cila eshte paralajmeruar nga kryesocialisti. Nje tjeter pike shume e rendesishme e diskutimeve ne takimin e deputeteve socialiste, kishte te bente me nismen e re te partise me te madhe ne opozite, per propozimin e nje projektligji per hapjen e kutive te votimit ne Kuvend. Burime brenda takimit sqarojne se deputeteve socialiste u jane shperndare fleta formati, per te mbledhur firmat mbi projektligjin. Ndersa, si "kujdestar" i mbledhjes se firmave eshte caktuar deputeti socialist i kryeqytetit, Saimir Tahiri, i cili njihet edhe si nje nga njerezit me te afert te kryesocialistit. Mbledhja e Kryesise per te thirrur Asamblene Kombetare, eshte nje levizje e rendesishme politike per Partine Socialiste. Ne mbledhjen e Asamblese do te percaktohet vendimi qe do te marrin socialistet per pjesemarrjen ose jo ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit. Nderkohe qe kryetari Rama ka shprehur ne media se do te propozoje mos hyrjen ne zgjedhje. Nje tjeter vendim qe do te merret ka te beje me bojkotin e grupit parlamentar socialist. Po keshtu, do te percaktohet data per zhvillimin e Kongresit te Partise Socialiste, qe me shume gjasa mund te zhvillohet fillimvitin e ardhshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›