Eriola, financierja e ardhshme
Buzeqesh, hutohet, kerkon te mesoje orarin, te gjeje shoket e shoqet e reja, auditorin ne te cilin do te ulet per here te pare si studente. Eriola eshte nje prej studente te vitit te pare ne Fakultetin e Ekonomise, dega Finance. Eshte e lumtur nga njera ane, qe ka fituar degen e saj te preferuar, por edhe pak merzitur sepse eshte larguar nga familja.
Dita e pare
Fillimisht e shikon para deres se fakultetit se bashku me shoqen e saj te femijerise, me pas zhvendoset per tek orari, auditoret. E ndersa zgjidhin nje pjese te "problemeve" te para te saj, vendose te shkoje te shohe se ku do te studioje edhe shoqja e saj. E ndersa e zgjidh edhe kete "problem", tani eshte e sigurt per jeten e re qe do te nise, per hapat qe do te hedhe ne universitet, per vullnetin e pamposhtur qe ka per te nxjerre rezultate te mira.. "Per mua sot eshte nje emocion i madh. Endrra ime u be realitet. Kam vite qe mendoj te behem nje ekonomiste dhe kjo enderr m'u realizua, por fale perpjekjeve te mia sepse kam studiuar gjate gjimnazit, por edhe insistimit te prinderve te mi", thote Eriola Hoxha, studentja nga Vlora.
Jeta
Tashme ajo do te jete e vetme, do t'i duhet qe cdo vendim ta marre vete te beje balle veshtiresite e jetes, kryeqytetit, fakultet dhe gjithckaje. Megjithese ka mbeshtetjen e familjes se saj, perseri thote se do ta ndieje mungesen e saj. "Po mundohem te mesohem me kete jete te re, me pavaresine qe kam fituar, por perseri e ndiej mungesen e familjes. Me mungojne gjysherit, motra, por duket se mungesa e tyre do te me beje me te forte per te vazhduar perpara, ashtu si deri tani qe kam arritur rezultate te mira", thote 18-vjecarja. Ndersa tregon per endrren e saj se si i eshte realizuar, kujton edhe kohen e gjimnazit kur ulej per ore te tera e mesonte pa pushim. Nuk mjaftohej vetem me mesimin ne shkolle, shkonte ne kurse dhe navigonte edhe ne internet, per te plotesuar ato dije te cilat e sollen sot ne auditoret e universitetit. "Kur plotesova formularin ne shkolle, nuk u mendova fare per preferencen time te pare. E kisha menduar mire, qe financa do te behej e imja. Dhe e fitova kete dege me listat e para", thote Eriola. Ajo ka mundur te fitoje 6022 pike, ndersa shprehet se do te kishte fituar edhe me shume, por lendet me zgjedhje qe ajo ka preferuar te jape kane pasur koeficente te ulet. Pavaresisht kesaj, ajo tashme eshte e lumtur, ka mundur te beje realitet endrren e saj, te behet nje financiere. Tashme, sapo e ka nisur kete rruge.