E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dyfishim prodhimit bujqesor

Qeveria eshte e vendosur per te certifikuar prodhimet shqiptare, ne menyre qe ato te konkurrojne denjesisht ne tregun evropian. Njeheresh ai nuk ka munguar te paralajmeroje realizimin e projekteve qe do te sjellin dhe reklamimin e produkteve BIO te Shqiperise. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha, gjate vizites se tij ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, nga ku i uroi studenteve nje vit te mbare akademik. Sipas Berishes, Universiteti Bujqesor duhet te jepte kontributin e tij, ne kete proces jetik per fermerin shqiptare. Ne kete kuader kryeministri theksoi, se ishte e rendesishme qe te ngrihej nje rrjet certifikimi, qofte ai publik apo privat. "Askush me mire se ju, nuk mund t'i jape pergjigje ketij problemi jetik per fermerin shqiptar, i cili prodhon produkte te mrekullueshme, shumica e tyre Bio, te cilat mbeten dhe nuk kapin vleren e duhur, per shkak te mungeses se certifikimit, per shkak te mungeses se vleresimit te standardeve apo per shkak te mosarritjes se standardeve", iu drejtua kryeministri Berisha, studenteve te Universitetit te Kamzes. Sipas Berishes, kjo mase dhe shume te tjera, ne kuader te kesaj do te sherbejne per te arritur nje objektit te rendesishem, sic eshte ai qe i ka vene qeveria vetes per te dyfishuar prodhimin vendas, brenda gjashte viteve. "Une dua t'ju them se objektivi me ambicioz dhe me i veshtire per t'u realizuar, ku ne llogarisim shume ne ndihmen tuaj, eshte dyfishimi i prodhimit bujqesor ne Shqiperi brenda gjashte viteve. Ky eshte nje interes jetik kombetar dhe nje potencial madhor per t'u shfrytezuar", deklaroi kryeministri Berisha. Por sipas tij, Shqiperia i ka te gjitha potencialet e saj te biodiversitetit per t'i arritur keto objektiva, te cilat sipas Berishes mund te dyfishojne prodhimin e saj bujqesor dhe blegtoral. Kryeministri theksoi se nisma e ambicioze e ullirit duhet te shoqerohet edhe me nisma te tjera. "Shqiperia ka nevoje per mbeshtetje te fuqishme tuajen, ne menyre qe ato projekte qe nisem me ullirin, ne t'i shtrijme ne te gjitha fushat me ambicien per te dyfishuar dhe mbi dyfishuar prodhimin, si nje kusht vendimtar per te zhvilluar vendin, per te luftuar varferine, per te punesuar shqiptaret dhe per te rritur mireqenien e tyre", kerkoi Berisha. Sipas Berishes, Shqiperia eshte nje vend qe ka nje klime te pershtatshme per bimet aromatike, qe nga prodhimi i bananes ne Sarande, e deri tek boronica ne Alpe. Kryeministri premtoi se qeveria qe ai drejton, do te mbeshtese cdo projekt te ardhur nga ky universitet. "Ju ftoj te punojme se bashku dhe ju garantojme, se do te mbeshtesim cdo projekt tuajin kerkimor, prodhimi apo te cdo natyre qe te jete", theksoi Berisha. Sipas tij, bashkepunimi do te ishte i dobishem ne kuader te objektivave te rendesishem.

Laboratoret

Ne kuader te kerkimeve shkencore qe universitet duhet te bejne, kryesisht ai i Kamzes, kryeministri Berisha premtoi ndertimin e laboratoreve me moderne ne kete universitet. Po keshtu Berisha, theksoi se do te rriteshin investimet edhe per permiresimin e kampusit universitar.

Infrastrukture rrugore, per te ndihmuar tregun bujqesor

Kryeministri deklaroi dje se ne kuader te objektivit te qeverise, per dyfishimin e produktit bujqesor ne vend, nje rendesi e madhe po i kushtohet edhe infrastruktures rrugore dhe asaj qe kishte te bente drejtperdrejte me prodhimet. "Ne jemi zotuar se gjate ketyre kater viteve, do te asfaltojme shtate mije kilometra rruge te tjera dhe autostrada. Do te ndertojme ne cdo fshat te vendit, infrastrukture te njejte me lagjet e qytetit. Ne do te ndryshojme ne menyre rrenjesore sistemin e vaditjes", theksoi Berisha. Po keshtu sipas tij, qeveria qe drejtonte do te liberalizonte vizat dhe do te punonte me intensitet per te ardhmen evropiane te shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›