Rama mbledh sot grupin e PS dhe ministrat, në fokus integrimi europian

Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Burime bëjnë me dije se gjatë takimit të zgjeruar pritet të raportojnë mbi procesin e integrimit europian ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, si dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Raportimi i tyre do të fokusohet kryesisht te Kapitulli 24, që lidhet me Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, një prej çështjeve kyçe në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm, pasi qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit, ndërsa vendi pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR, hap i domosdoshëm për të vijuar me mbylljen e kapitujve negociues.