Rama me Klajdi Qaton: Në janar dhe shkurt, 40% e kapacitetit të hotelerisë i zënë vetëm me anglezë

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Gjatë bashkëbisedimit “Sy m’sy” që kryeministri Rama bëri sot me qytetarët, drejtpërdrejt nga Berlini, prezantoi edhe Klajdi Qaton, një përfaqësues i sektorit të hotelerisë.
Klajdi Qato tha se ky është viti i tretë që merr pjesë në panairin e turizmit ITB Berlin.
“Jam Klajdi Qato përfaqësoj hotelet Epidam që ndodhet në Durrës dhe Golem. Ky është vit i tretë që jemi më Berlin. Një feedback shumë pozitiv në turizëm, na kanë ardhur kompani angleze që në janar shkurt kemi qenë thuajse bosh, sivjet jemi 40% të kapacitetit vetëm me anglezë. Gjermanët fillojnë në prill dhe maj”, thotë ai.”, deklaroi përfaqësuesi i hotelerisë.
/r.e/a.f/