Meta, 200 anetaresime te reja ne LSI ne Shkoder
Levizja Socialiste per Integrim vijon te shtoje radhet e saj me anetaresime te reja. Keshtu, ne takimin e tij me mbeshtetes te LSI-se, kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, realizoi plot 200 anetaresime te reja ne radhet e saj. Perfaqesuesit e LSI-se bene me dije faktin se jo pak prej ketyre anetareve te rinj deri dje kane qene ne radhet e Partise Socialiste, duke pasur ne kete menyre kalime qe jane kryer kohet e fundit.
Nga ana e tij, gjate takimit qe zhvilloi me simpatizante dhe mbeshtetes te LSI-se ne degen e Shkodres, kreu i kesaj partie, Ilir Meta, theksoi se referendumi popullor mbetet arma ne doren e qytetarit per t'i thene "jo" vendimit te perbashket te ndermarre nga Rama dhe Berisha ne dem te Kushtetutes. "Te asaj Kushtetute qe populli e miratoi vete ne vitin 1998 dhe qe tani po kerkon te demtohet nga binomi Rama-Berisha", vuri ne dukje Meta gjate fjalimit. Sipas tij, iu takon qytetareve qe t'u japin pergjigjen e merituar me ane te votes se tyre gjate ketij referendumi popullor kesaj dysheje, e cila ka kapur institucionet kryesore te vendit. "Kushtetuta eshte e te gjitheve dhe ajo duhet mbrojtur me cdo kusht", nenvizoi Meta, duke kerkuar mbeshtetjen e anetaresise se Shkodres per nismen e referendumit popullor. Sipas tij, ishte nje gabim historik ajo qe beri Partia Socialiste me 21 prill dhe per sistemin zgjedhor edhe per gjithe te tjerat. Per kete arsye, Meta garantoi se "askush nuk do ta pranoje kete aleance korruptive, askush nuk do ta pranoje Gerdec-Kushtetuten, sepse eshte nje Kushtetuta, qe nuk i ka themelet tek vullneti i shqiptareve, tek aspiratat e shqiptareve per me shume liri, demokraci, por i ka themelet te korrupsioni".
O.Xhilaga