Rama me aleatët,Zogaj: Diskutim për reformën

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama me partitë aleate për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës.
Në takim informal që u zhvillua pranë selisë rozë merrnin pjesë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PSV 91 Petro Koçi, kreu i PDS-së Paskal Milo, politikani Preç Zogaj si dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ky i fundit merr pjesë për herë të parë pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në tryezën e opozitës së bashkuar.
Pas takimit politikani Preç Zogaj tha se u diskutua mbi reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se të martën do të mbahet tryeza zyrtare e opozitës ku pritet të diskutohen edhe tre pika.
Një ditë më parë kreu i opozitës Edi Rama iu drejtua me një tjeter apel kryeministrit Sali Berisha për tu prononcuar publikisht për 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste.