E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Shqiptarët të informohen për integrimin

Qytetarët shqiptarë janë ata që e mbështesin më shumë se askush integrimin por janë më pak të informuarit mbi atë se çfarë do të thotë integrim. Ambasadori i BE-së Ettore Sequi duke folur për integrimin e Shqipërisë thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë jashtë informimit dhe se ky process nuk është vetëm pjesë e politikës dhe e ekspertëve.
“E rëndëishë është që proceset integruese të kuptohen jo vetëm nga politika dhe ekspertët por dhe nga qytetarët shqiptarë. Integrimi është një çështje për të gjithë shoqërinë në të gjithë tërësinë e saj. Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për reformat që duhet të ndërmerren. Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qytetarët janë atë që dotë bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato” tha Sekui
Një ditë para se vendete Bashkimit Europian të publikojnë raportin e tyre për statusin kandidat të Shqipërisë , ambasadori i BE-së nuk ka bërë ansjë koment për brendësinë e këtij ndërsa tha se zbardhja e tij do të bëhet nga komisioneri Fyle.
“Nuk dua të bëj ansjë koment për sa i pëket përmbajtjes së raportit. Këhstu që mendoj se duhet të prisni deri nesër pasi kemi shumë për të thënë”.
Deklaratata e zotit Sequi u bë gjatë ceremonisë së prezantimit të revistëts “Euro speak” , të lëvizjes EMA, revistë kjo e cila është e pasur me informacion të përditësuar dhe analiza mbi çështje të integrimit europian, me fokus të veçantë mbi zhvillimet e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›