E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të arrestuar për tregti të paligjshme

Shkodër – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale Tregtim të mallrave kontrabandë dhe Fallsifikim të vulave. Ismet Gjekaj, 48 vjeç, nga Malësi e Madhe dhe Blendi Piranej, 34 vjeç,nga Shkodra, janë ndaluar në flagrance nga policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip kamion marka Mercedez me targa SH 5453 E,  në pronësi të shtetasit Ismet Gjekaj, janë gjentur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 krerë bagëti të trasha, për të cilat dyshohen të jenë kontrabandë pasi për to i lartpërmenduri nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe deklaron se ja ka blerë shtetasit Blendi Piranej, dhe ky i ndaluar nga policia.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›