E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma partite e majta vendosin qendrimin javen e ardhshme

Tirane 11 tetor 2011 NOA/Albana Qehajaj ndash Partite e majta te mbledhura nen siglen e koalicionit Opozita e Bashkuar do te ulen te marten ne nje tryeze zyrtare per te vendosur pikat mbi i lidhur me marredhenien me demokratet sa i takon reformes zgjedhore. Pas takimit te trete informal brenda pak javesh prane selise se PS-se politikani Prec Zogaj deklaroi se te marten e ardhshme do te mbahet tryeza zyrtare e opozites e cila do te diskutoje kryeproblemin e dites procesin e integrimit.
Do te diskutohet qendrimi i opozites pas publikimit te progres raportit te Komisionit Europian. Do te behet nje sinteze per propozimet e opozites si eshte pritur integrimi e ku po shkon ky proces si edhe do te miratojme edhe nje kuader parimesh per reformen zgjedhore tha per gazetaret Zogaj.
Ne takimin informal te drejtuar nga kryesocialisti Rama merrte pjese per here te pare edhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule si edhe Skender Gjinushi e Petro Koci.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›