E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me besnikët, kurse Berisha me qytetarët

09-03-2013 / Gazeta 55

Dje është shquar dallimi i madh i alternativës qytetare të mazhorancës me alternativën klanore e oborrtare të Edi Ramës. Takimet masive të kryeministrit Berisha në Tiranë e rrethe, me bashkëbisedime publike me qytetarët po synohet të konkurrohen nga zijafetet e mbyllura që Edi Rama organizon me besnikët e tij. Në fushatën elektorale të Edi Ramës shihen vetëm besnikët, vetëm klientët e baskisë, vetëm myshterinjtë e ardhur nga biznesi si dhe 99-shat e kooptuar nga harbimet private të kryesocialistit

Festa e 7 dhe 8 marsit, Edi Rama i “festoi” në selinë e PS-së me besnikë e militantë të partisë. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha, nga pallati i Kongreseve, për këto dy ditë rresht, i bëri mësuesit, nënat, gratë dhe motrat shqiptare, të ndjeheshin të vlerësuara, duke i vendosur në qendrën e festimeve për këto dy data të rëndësishme.
Dallimi është i qartë.
Për Edi Ramën, mësuesit, nënat, gratë dhe motrat shqiptare, nuk mund të shihen jashtë dhe pa lidhje me PS-në. E thënë ndryshe, nuk mund të shihen veçse si fasadë e PS-së, por për më tepër e Edi Ramës, sidomos edhe pas problemeve të tij personale me këto kategori sociale.
Për Edi Ramën, nuk është e vështirë të gjejë 11 apo 12 mësuese dhe ti ftojë për ndonjë çaj në selinë e PS-së. Ndoshta mund të gjejë edhe më shumë..., por jo aq për të mbushur, bie fjala pallatin e Kongreseve..., se sa disa që ankohen për “keqtrajtim” prej qeverisë për bindjet e tyre politike dhe menjëherë vrapojnë ta konfirmojnë bindjet e tyre politike, në selinë e PS-së, nën shoqërinë edhe të ndonjë biskote, të servirur nga Edi Rama.
Ajo e djeshmja, prezantimi i një gruaje si kandidate për deputete, nën simbolikën e 8 marsit, vetëm gjetje nuk ishte..., me gjithë pretendimet e Edi Ramës. Nuk ishte gjetje, jo pse edhe nën simbolikën e ditës së 8 marsit, Edi Rama zgjodhi të bëjë politikë, por sepse në këtë ditë ai fyeu, gjithë gratë e tjera, të jetës së tij, jashtë apo brenda PS-së, ndërsa me karshillëkun e Lindita Nikollit, u përcolli mesazhin se çdo ditë e vitit mund të jetë 8 mars..., por vetëm brenda kuvlisë së PS-së.
Ndërsa e kundërta ndodhi në datat 7 e 8 mars për kryeministrin Sali Berisha. Me pjesëmarrjen e tij në ambientet festive të mësuesve, nënave, grave dhe motrave shqiptare, ai nuk bëri thjesht detyrën, por duke i falënderuar për misionin fisnik dhe simbolin e dashurisë, i bëri të ndjehen jo vetëm të vlerësuar, por edhe me besim plotë, se datat 7 e 8 mars, nuk janë thjesht dhe vetëm për të gënjyer një duzinë mësuesish a grash me çaj e biskota, apo edhe për inat të ndoca grave të tjera, si Vasilika Hysit, Shegushe Ligorit..., etj.., etj..., (që me sa duke “ju ka perënduar ylli”), të prezantojë si “rilindëse” Lindita Nikollit..., a thua, “po ia heq Lenës, e po ia ngul Prenës”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›