E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me emigrantet ne Rimini Rruga jone e vetmja rruge

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi nje takim me qindra emigrante qe jetojne dhe punojne ne Rimini. Gjate fjales se tij Rama kerkoi qe shqiptaret qe punojne ne Itali ne pamundesi per te ardhur dhe votuar ne 8 maj te japin per familjet shoket apo miqte e tyre bindjen e tyre se vota ne 8 maj duhet te jete nje vote pro te ardhmes se vendit nje vote kurre me per kete pushtet kusaresh te jete nje vote pro nje vizioni dhe nje modeli te mireqeverisjes qe misherohet ne koalicionin Aleanca per te ardhmen dhe ne kandidatet e Partise Socialiste


Duhet nje rruge e re dhe e vetmja rruge eshte rruga jone. I vetmi vizion qe sot ka ne permbajtjen e vet nje zhvillim te integruar dhe te qendrueshem te qyteteve dhe te te gjitha territoreve te vendit eshte vizioni yne. E vetmja mundesi per te transformuar pasurite e medha ne potenciale zhvillimi per ekonomine e familjeve shqiptare eshte mundesia qe ofron rruga jone.


Ne rrugen tone njerezit nuk ndahen ne blu e ne roze ne tanet dhe ne te atyre ne ketej dhe andej. Ne rrugen tone njerezit shihen si qytetare te barabarte nen flamurin kuq e zi te Skenderbeut te Ismail Qemalit te heronjve dhe te femijeve te vendit tone te cileve u detyrohemi nje atdhe shume me te favorshem nje shtepi ku cdo shqiptar te ndihet ne vendin e vet permbylli Rama.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›