E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry: Brand më ndau me një sms

LONDER-Më në fund këngëtarja Katy Perry ka vendosur të shprehet rreth divorcit të saj me Rusell Brand. Ajo ka folur për revistën ‘Vogue’, për mënyrën sesi mori fund martesa e tyre që zgjati vetëm 14 muaj.

“Ai është një burrë shumë i zgjuar dhe isha e dashuruar me të kur u martova. Mund të them që nuk kam dëgjuar më prej tij që kur më dërgoi një mesazh ku më kërkonte divorcin, më 31 dhjetor të vitit 2011”.

Katy Perry dhe Rusell Brand u martuan në tetor të vitit 2010. Brand ishte i pari që firmosi divorci. Këngëtarja u shpreh për revistën ‘Vogue’ se Rusell për të ishte një njeri i zgjuar dhe me shumë vlera të tjera.

"Rusell është shumë i zgjuar dhe kam qenë shumë e dashuruar kur u martova me të, por puna bëri që martesa jonë të dështonte”, u shpreh këngëtarja amerikane duke lënë të kuptohej se aktori 38-vjeçar nuk duronte dot të ishte i martuar me një femër të fortë si ajo.

“E pranoj që isha shumicën e kohës e zënë me turet dhe e pranoj pjesën time të fajit. Kur e takova në fillim, ai donte barazi në marrëdhënie, por meshkujt më pas që nuk e përballojnë dot një marrëdhënie të barabartë”, shtoi Katy.

(d.b/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›