Statusi, Presidenca Lituaneze: Bëjmë gjithçka që ta merrni, duhen reforma
Bruksel- Duke prezantuar prioritetet për rajonin e Ballkanit, Presidenca Lituaneze e Bashkimit Europian ka vënë theksin tek vendosmëria e saj se do të bëjë gjithçka që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat por ka vetëm me një kusht.
Sipas agjensisë së lajmeve italiane Nova, ministri i Jashtëm Lituanez, Linas Antanas Linkevicius deklaroi gjatë një prezantimi në Parlamentin Europian se për të pasur progres në drejtim të integrimit, duhet forcimi i procesit të reformave në Shqipëri.
Ministri Linkevicius gjithashtu ka deklaruar se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit.
Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë “e angazhuar fort” për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan – deklaroi ministri i Jashtem lituanez.