Rama me raportuesit e KiE: Presidenti, me marrëveshje mes palëve
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pritur në një takim dy raportuesit e KiE- së, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco.
Sipas një njoftimi për shtyp nga PS- ja, Rama ka deklaruar se opozita po angazhohet në realizimin e reformve dhe plotësimin e kushteve të antarsimit, siç ishte dhe miratimi i ligjeve me 3/5.
Gjithashtu bëhet e ditur se Rama u ka folur zyrtarëve europianë për situatën në vend, siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.
Ndër të tjera, kryetari i PS- së shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Borxhi i SHBA-ve, asnjë marrëveshje mes palëve SHBA – Një komitet special i Kongresit Amerikan i cili...
- Raportuesit e KiE, nisin takimet me zyrtarë shqiptarë Tiranë- Bashkëraportuesit e Këshillit të Europes që gjenden në Tiranë...
- Integrimi europian, raportuesit e KiE sot në Shqipëri Tiranë- Raportuesit e Këshilit të Europës (KiE) pritet të mbërrijnë...