Itali- Kapen 41 kg kokainë, arrestohen 3 bosat shqiptarë
Breshia- Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 41 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kokainë dhe ka arrestuar 3 shqiptarë.
Sipas mediave vendase antidroga italiane ishte vënë në ndjekje të 28 vjeçarit E.K, pasi ai rezultonte i papunë, ndërkohë që kishte në pronësi makina të shtrenjta dhe jetonte në standarte të larta.
Gjatë ndjekjes së tij është parë që 28- vjeçari është takuar me nje tjetër person në Milano dhe i ka dorëzuar këtij të fundit një pako. Pas shkëmbimit policia ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy personat dhe është parë që brenda çantës ndodheshin 8 pako kokainë.
Gjithashtu në pot ë njëjtën zonë është arrestuar edhe 23 vjeçari shqiptar me inicialet A.G, pas i janë sekuestruar 10 pako kokainë.
Pas kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve janë zbuluar edhe 10 kg të tjera kokainë, si dhe 8 500 euro dhe 9 celularë.
Mësohet se vlera në totale e lëndës narkotike është 41 kg dhe kap një vlerë prej 6 milionë eurosh.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet, pasi dyshohet se personat i përkasin një grupi tarfikantësh.
Shkrime të tjera me interes:
- Itali- Kapen 65 kg heroinë, arrestohen 3 shqiptarë Ravena- Policia italiane ka arestuar mbrëmjen e djeshme 3 shtetas...
- Itali- 40 kg heroinë mes djathit, arrestohen dy shqiptarë Itali- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, në...
- Itali- Sekuestrohen 310 kg lëndë narkotike, arrestohen 4 shqiptarë Itali- Policia italiane ka arrestuar mbrëmë katër shqiptarë dhe një...