E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Vaksina për kancerin e qafës së mitrës dhe Rotavirusit

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë viteve të ardhshme pritet që në kalendarin e vaksinimit të futen dhe dy vaksina të reja.

Sipas një njoftimi për shtyp pritet që të futen vaksinat e kancerit të qafës së mitrës dhe Rotavirusit, ndërsa po punohet për llogaritjen e kostos dhe efektivitetit të tyre.

Mësohet se Brenda këtyre viteve janë futur në sistemin shëndetësor shqiptar disa vaksina të reja si ajo e Fruth-Rubeolës, në vitin 2005, komponenti i Parotitit në vaksinën FRP (Fruth-Rubeole-Parotit), në vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b në vaksinën e kombinuar DTP-HepB-Hib, dhe në 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10).

Shkrime të tjera me interes:

  1. Në luftë me kancerin: Çdo vit preken 10 milion njerëz Tiranë – Më shumë se 10 milionë njerëz sëmuren çdo...
  2. Zbulohen rrënojat e Xhamisë së Qafës, i përket shek XVIII Shkodër- Rrënojat e një xhamije qindra vjeçare që mbart vlera...
  3. Moti i ngrohtë, shkaktar për epidemitë gripale Tiranë- Mjekët shprehen se jemi në prag të një epidemie...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›