Rama me të rinjtë: Siç morëm Kavajën, do të fitojmë në gjithë Shqipërinë
Në kuadër të turit në qytete të vendit për anëtarësime të reja në radhët e PS-së, kryesocialisti Rama është ndalur me të rinjtë e qytetit e Kavajës. Gjatë fjalës së tij, sic shkruan në rrjetin social Twitter, Rama ka vlerësuar punën e admirueshme të protagonistëve të fitores së 8 majit, ndërsa ka shtuar se siç fituam Kavajën, do fitojmë gjithë Shqipërinë.
“Plot të reja e të rinj po dhe të tjerë po na bashkohen përditë. PS është mundësia e madhe e ndryshimit për një Shqipëri të drejtë që punon” shkruan Rama ndërsa shton se në Kavajë ka zhvilluar një takim fantastik!
“Energji pozitive,entuziazëm,besim e bashkim që ndjeheshin në çdo frymëmarrje të sallës. PS Kavajë shembull rinor. Punë e admirueshme e protagonistëve të fitores së 8majit, të reja e të rinj të motivuar fort që kuptuan se të ardhmen e tyre e kanë në dorë. Siç fituam për Kavajën do fitojmë për Shqipërinë lajtmotivi i fjalëve të tyre dhe besimi i gjithë të pranishmeve! 300 anëtarë të rinj sot. Më përcollën me premtimin se do të trefishohen brenda 30 ditësh duke sjellë në PS secili nga dy të tjerë dhe kam bindjen se do ndodhë” ka theksuar ai ne rrjetin social Twitter.
Në përfundim kreu i PS-së, Edi Rama ka dhënë kartat e anëtarësimit për 300 të rinj në Kavajë.