E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i fundit të Putinit

Numri më i fundit i revistës prestigjioze Economist do të hapet me titullin Fillimi i fundit të Putinit me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi me 4 mars. Edhe Der Spiegel i ka kushtuar një speciale ku shkrimi shoqërohet me titullin Rusët të ngopur me manipulimet e Putinit i cili është shkruar në prizmin e ardhjes së fillimit të fundit për Putinin.

Vladimir Putin, i cili ka mbajtur postin e presidentit gjatë viteve 2000-08 dhe të dielën ia pritet të marrë një mandat të tretë pavarësisht se ai është kthyer në një figurë aspak popullore në Rusi. Në Moskë janë mbajtur shumë protesta për shkak të nivelit të korrupsionit dhe kontrollit të medias.

Këta njerëz duhet të provojnë të udhëtojnë jashtë Moskës dhe të pastrojnë rrugët apo të ndihmojnë gjyshërit, thotë Larissa Belobrova, gruaja e një qeveritari. Ajo mban një unazë prej diamanti dhe duket se është e kënaqur me erën Putin. Sipas një tabloidi rus të ardhurat e saj për vitin 2010 ishin 27 milion euro, dyfishi i saj që fiton Angelina Jolie.

Që prej janarit, kryeministri ka nisur publikimin e eseve çdo javë. Gleb Pavlovsky, 60 vjeç, një fytyrë rrumbullakët kujton suksesin e Putinit në fushatën e vitit 2000 dhe 2004. Ai ishte disident gjatë periudhës Sovjetike dhe më pas ka ndihmuar Boris Jelcinin në triumfin kundër komunistëve. Pavlovsky tregon se doli kundër Putinit që prej kohës kur ai mbështeti për një mandat të dytë Presidentin Dmitry Medvedev.

Pasi ka lexuar artikujt e përjavshëm të Putinit, Pavlovski pyeten veten: Pse duhet që ekipi i njëjtë të ngarkohet për të pastruar gjerat që bëri në momentin e parë. Në pikëpamjen e tij, njerëzit duhet të kenë impresionon se Putin ka jetuar në një vend të ndryshëm këto vitet e fundit.

Ai ka marrë një pozicion të një njeriu që kërkon të ruaj status quo-n, jo një njeri që në të vërtet kërkon të sjellë ndryshim.

Putin ka premtuar dyfishimin e pagës për mësuesit dhe shkencëtarë. Toleranca zero për drejtuesit e dehur, që vendos nga Medvedev pritet të hiqet ndërsa femrat do të vazhdojnë të dalin në pension 55 vjeç dhe meshkujt 60. Gjithashtu ai ka premtuar 10 milion vendet të reja punë në teknologji të lartë.

Analistët thonë se ekonomia e Rusisë do të duhet të rritet me 20% që të realizohen premtimet e Putinit.

Stafi i fushatës së tij më së shumti po merren me përgojimin e opozitarëve. Ata montuan një foto ku tregohej opozitari më i fortë blogeri Navalny me krah Boris Berezovky-it një oligark hebre që është larguar për në Londër për të dhënë mesazhin se se ai është ogurziu që kontrollon opozitën.

Putin erdhi në pushtet në vitin 1999 dhe në atë kohë ai tha se rusët mund ti vrasin të gjithë terroristët çeçenë edhe nëse i gjejnë në tualet. Shumë prej rusëve e mbështetën. Por votuesit e 2012-s nuk janë të njëjtë me ata të 1999-s.

Nikolai Slobin, 53 vjeç historian dhe gazetar që jep mësim në Harvard që prej vitit 1993 dhe që takohet rregullisht me Putinin në Moskë thotë se Putin është i sigurt në vetvete dhe është i bindur se ai ka gjithmonë të drejtë dhe se ai nuk është një person që reflekton.

Sipas Slobin, Putin ndien se ai i vetëm mundet që të kontrollojë sistemin që ka krijuar dhe se sistemit nuk mund të jetë i shëndetshëm pa atë. Opinionet e njerëzve apo të elitës nuk i interesojë fare atij thotë Slobin.

Gjithashtu ai thotë se Putin është një person shumë i vetmuar.

Kurse Yuri Ryzhkov, ambasador në Francë në kohën kur në pushtet ishte Jelcin ka një gjykim tjetër për Putinin. Ai thotë se Putin është një njeri plot me komplekse dhe një njeriu i bindur se ka liri të plotë për çdo veprim. A është ai gabimi më i madh i Jelcinit? Nuk është gabim por krim.

Fitorja e Putinit nuk diskutohet por e rëndësishme do të jetë pjesëmarrja në protestën e 5 marsit. Nëse do të ketë pak, Putn do të ndihen i sigurt në fitoren e tij. Por do të jetë një fitore si e Pirros.

Por askush nuk pret që Putin të japë dorëheqjen. Kjo nuk është në tipin e carave të Rusisë, kjo ka ndodhur vetëm një herë në rastin e Gorbaçovit, ai ishte një rast special.

Putin së pari nuk mund të largohet sepse ka mbështetjen e mafias shtetërore, njerëz të cilët humbin shumë nga largimi i tij. Pavarësisht kësaj Rusia do të jetë një vend ndryshe pas 4 marsit.

Analistët parashikojnë një fund si të Jelcinit. Kjo sipas tyre do të ndodhi në vitin 2013.

Opozitari Boris Akunin thotë se rrëzimi i Putinit nuk duhet të ndodhi shpejt sepse shoqëria civile nuk është e gatshme për një gjë të tillë por është fillimi i fundit të Putinit.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›