Energji-telefoni, kushtet e BE për Serbinë

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle
BRUKSEL- Komisioneri europian për zgjerim, Stefan Fule ka deklaruar sot në Bruksel se Komisioni Europian do të caktojë datën e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE sapo ajo të arrijë marrëveshje esenciale me Kosovën për energjetikën dhe telekomunikacionin.
Lajmin e transmeton “Blic, sipas te ciles Fule ka thënë se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë, por ka shtuar se ne kemi folur për normalizim që nga fillimi dhe jemi të lumtur që Beogradi dhe Prishtina po shkojnë në atë drejtim.
Në pyetjen nëse pret heqjen e institucioneve serbe nga Kosova, Fule ka thënë se ajo që saktësisht pret BE është që Serbia të merret me prioritetet esenciale dhe me kushte që vendet e BE i kanë vënë për fillimin bisedimeve për anëtarësim”.
Sipas tij, “kushtet kanë të bëjnë me marrëveshjet për energjetikë dhe telekomunikacion dhe këto çështje të sqarohen”.
Duke u përgjigjur nëse për Serbinë janë problem mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Fule ka thënë se zgjedhjet, nëse mbahen, do të ishin në kundërshtim me Rezolutën 1244.