PD, Kadilli: Rama të kërkojë falje për varjen e Havzi Nelës
Partia Demokratike ka reaguar pas tryezës së organizuar gjatë ditës së sotme nga ana e PS-së, me ish të përndjekurit politik. Deputeti Fatbardh Kadilli ka thënë se Edi Rama duhet të kërkojë falje për krimet e kryera nga familja e tij, duke filluar që nga varja e poetit Havzi Nela.
Rama u shfaq sot në tryezën e ish-bllokmenëve. Ai duhet të kërkojë ndjesë për krimet e kryera nga familja e vet. Kristaq Rama firmosi varjen e poetit Havzi Nela, ka thënë deputeti Fatbardh Kadilli.
Ne po vëmë në dispozicion dokumentin që çoi në varjen e poetit Havzi Nela, që mban firmën e Kristaq Ramës, ku shfaqet qartë nënshkrimi i tij, por theksojmë se hipokrizia e Edi Ramës është një vrasje për së dyti ndaj ish të përndjekurve, u shpreh Kadilli.
Më tej ai shtoi se Partia Demokratike mbetet forca politike, e cila që nga dita e themelimit ka vënë në themel të saj përpjekjet për të lehtësuar dhimbjen e atyre që u masakruan në komunizëm.