Rama me tregtarët në Durrës: Do heqim taksën për biznesin e vogël
Kreu socialist, Edi Rama, ka qenë gjatë paradites së sotme në qytetin e Durrësit, ku është takuar me tregtarë të biznesit të vogël. Rama, pasi është njohur me problemet e tyre dhe krizën në të cilën ka hyrë biznesi i vogël, ka premtuar se do të heqë taksën për biznesin e vogël, kur PS të vijë në pushtet.
Paradite me tregtarët e vegjël të Durrësit, ku u dhashë angazhimin e parë konkret nga programi ynë i ri: Do heqim taksën e biznesit të vogël.
Sali Berisha ju thotë se socialistët duan t’ju rrisin taksat! Gënjeshtër! Ne do të ulim taksat dhe rrisim fuqinë blerëse për 95 përqind të shqiptarëve!, ka thënë Rama.
Sipas tij, kryefjala e çdo opinioni që degjova nga tregtarët durrsakë ishte se ka rënë shumë fuqia blerëse!Kryefjala e programit tonë është: Rritja e fuqisë blerëse.