Armando Sadiku shënon gol e i 'shkel syrin’ Dortmundit
Sulmuesi nga Elbasani, Armando Sadiku vazhdon ecurinë e tij pozitive duke shënuar përsëri gol me ekipin e Luganos, në ligën e dytë Zvicerane. Ky ishte goli i 9 në 11 ndeshje për legjionarin.
Lugano kishte përballë, në fushën e saj ekipin e Winterthur. Sadiku arriti të shënojë që në minutën e 24 të takimit, por shokët e ekipit duket se nuk janë në nivelin e elbasanasit e nuk arrijnë ta mbajnë këtë rezultat, Winterthur arrin të fitojë 1-2. Është e disata herë që lojtari i kombëtares tonë arrin të shënojë e ndërsa klubi i tij humbet. Për këtë arsye e për të tjera Armando ka menduar të lëviz ndoshta që në merkaton e janarit.
Ofertat për të duket se nuk mungojnë e madje vijnë edhe nga ekipe elitare europiane. Për të kohët e fundit janë interesuar ekipe si Torino, Munchegladah, Siena e Fiorentina, por së fundi interes ka shfaqur edhe Dortmund, kampionia e Gjermanisë.
Për këtë ofertë Sadiku duket se ka ngelur ‘gojë hapur’ e ka deklaruar se do të shkonte edhe me një këmbë tek kampionët e Gjermanisë. Në një intervistë për Panorama Sport, Armando është shprehur se ofertat nga Gjermania e joshin së tepërmi, e aq më tepër nga Dortmund që është një ekip elite e mban edhe ngjyrat e Elbasanit, ekipit që Sadiku ka në zemër.
(a.k/BalkanWeb)