E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi merr "Këpucën e Artë" të Evropës

SPANJE- Në pritje për të njohur se kush do të jetë fituesi i "Topit të Artë", Lionel Mesi ka marrë dje "Këpucën e Artë" të Evropës, si golshënuesi më i mirë i sezonit të shkuar. 

Argjentinasi realizoi 50 gola në kampionatin spanjoll gjatë sezonit 2011-2012, duke fituar për herë të dytë "Këpucën e Artë". "Falënderoj familjen time dhe sidomos shokët e mi, - deklaroi Mesi pas marrjes së trofeut. - Është një çmim për të gjithë skuadrën. Nuk do të arrija kurrë të shënoja kaq shumë, pa shokët e mi", tha ai.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›