E Shtunë, 31 Tetor 2026

NUK IKET NGA KUVENDI

Kur dy njerez debatojne ide te kunderta eshte mungese e thelle edukate qe njeri te ktheje kurrizin e te largohet ne mes te debatit. Kur kete e bejne ne Kuvend perfaqesuesit e gati gjysmes se shqiptareve kapercejne cdo kufi te edukates moralit kultures demokratike. Shkon ne cakun e frikacakerise e mosperballjes edhe me absurditetin e realitetit te veshtire politik shqiptar. Ne seancen e te enjtes kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci i beri pyetje te rendesishme kryeministrit te vendit. Pyetje qe me siguri ziejne ne koken e shume shqiptareve te cilet kjo opozite i perfaqeson dhe jo 1.Hetimet mbi vrasjen e Fatmir Xhindit. 2.Hetimet mbi vrasjen e kryekomunarit te nje komune te Kukesit. 3.Shpenzimet e kota e dogmatike per te ndryshuar vend selise se Kuvendit. 4.Pergjigje serioze ndaj propozimit me te fundit te opozites per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. 5.Dhuna verbale ndaj deputetes se partise socialiste pas denoncimeve publike te aferave korruptivo-mafioze te ministres se kabinetit Berisha. E te tjera probleme qe nje opozite duhet te debatoje deri ne lodhje sa te kete rezultat. Por opozita iken kthen kurrizin le ate salle te cilen ka fatin dhe mandatin ta frekuentoje. Nje taktike e perseritur kjo tashme disi me e rralle se fundmi por dukshem e pranishme ne metoden opozitare te eres se Edi Rames. E pra kjo nuk shkon. Nuk shkon ne familje qe burri apo gruaja te kthejne kurrizin ndersa flitet per hallet qe e kane mbuluar ate. Nuk shkon ne pune qe koleget ti kthejne kurrizin njeri-tjetrit ndersa debatohet per shqetesimet e problemet qe kane nuk shkon ne institucionet shteterore ku politika ka privilegjin tu sherbeje qytetareve te shtroje problemet e te largohet me inat. Kush braktis eshte i humbur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›