E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama merr ne mbrojtje Topin

Nje dite pasi Bamir Topi bojkotoi kremtimet per 568 vjetorin e Beselidhjes ne Lezhe, duke pretenduar se nuk do te mbante fjalim pershendetes edhe pse nuk e kishte konfirmuar pjesemarrjen, eshte kryesocialisti Edi Rama qe e merr nen mbrojtje Presidentin, ne menyre te perseritur.

Permes nje shkrimi me titull "Besethyerja", qe Edi Rama publikoi mbreme ne blogun e tij personal, gjeti si te rendesishme te kesaj jave qe po mbyllet, "hallin" qe kishte kapur Bamir Topin qe ishte lene pa fjalim ne ceremonine e Lezhes, ne festimet e Beselidhjes, organizuar nga bashkia e ketij qyteti.

"Zor te gjesh sado te germosh ne historine e shteteve qe meritojne te quhen te tille, nje shfaqje te turpshme te mungeses edhe formale te shtetit si ajo e 2 marsit te djeshem ne Lezhe. Kremtohet Beselidhja e famshme e Skenderbeut dhe shteti shqiptar i pese shekujve e gjysme me vone shfaqet para varrit te Heroit Kombetar si shembelltyra me e zhgarravitur e vetvetes", - shkruan Rama duke perdorur figuracione letrare pafund, per nje ceshtje qe vete Bamir Topi e ktheu ne ordinere duke e shnderruar ne parti te mirefillte opozitare, Presidencen qe i dha mazhoranca pese vjet me pare.

"Ne asnje fshat sado te prapambetur te Shqiperise, ku vlera e nje ngjarjeje te kujtuar bashkarisht ne vite bashkon edhe hasmit ne ritualin perkujtimor, s'mund te ndodhte ajo qe ndodhi me shtetin shqiptar bash ne vitin e peseqind e gjashtedhjete e tete te kremtimit te nje dite te shenuar fort ku u mboll fara e bashkimit te shqiptareve per lirine e tyre si komb", shkruan z.Rama. Per te shtuar plot vrer te pakuptimte dhe me nje gjuhe te rende, aspak normale per nje lider politik, mese normale per libra me tematike horror: "Gjakimi per pushtetin dhe era e gjakut qe po vlon brenda trupit te care te Partise Demokratike, e kane cakerdisur kreun e qeverise shqiptare deri ne piken sa te mos beje me dot asnje dallim qofte edhe formal mes vetes e shtetit, po ta shohe shtetin vetem si nje zgjatim atavik te vetes. Ashtu sic ne fakt eshte katandisur shteti shqiptar, nje grumbull ndertesash ku turma e ndjekesve te tij jane strehuar si ne keshtjellen e pushtuar te Krujes per te ndare parate e rrogave, per te mesyre pronat e pasurite e banoreve aneperqark, per te shkelur liri e te drejta dhe mbledhur bakshishe nga cdo hallexhi qe kerkon te heqe shqelmin e shtetit prej fyti per te marre pak fryme. Kryeministri i sotem i Shqiperise u shfaq dje para varrit te Heroit Kombetar si nje sulltan ngadhnjimtar me koken e prere te Presidentit te Republikes ngulur mbi shtizen e flamurit te Besethyerjes, pasi e flaku nje nate me pare figuren e unitetit kombetar ne kanalin e ujerave te piste qe rrjedhin mes plehrave vetem pak metra nga Permendorja ku ndodhet varri i shenjte".

Por cfare ndodhi ne te vertete, per hir te se drejtes se lexuesve per informim: Para disa ditesh, bashkia Lezhe shperndau ftesa per autoritetet me te larta te shtetit shqiptar si dhe ne Kosove, Maqedoni dhe gjetke. Prej tyre, sikunder e kerkon procedura, kerkoi konfirmim paraprak te pranise ne ceremoni. Ca me shume duhej konfirmimi nga Presidenca, per arsye se kryebashkiaku Viktor Tusha, kishte planifikuar qe vec fjales se tij, te kishte fjale pershendetese edhe nga Bamir Topi dhe kryeministri Berisha.

Por kjo konferme nuk erdhi kurre nga Presidenca. Ne keto kushte, z.Tusha u detyrua te modifikonte axhenden duke lene fjalimet e tij dhe Berishes. Kjo, ne menyre naive dhe tipike opozitare e rendomte, u perdor nga Bamir Topi dhe zyra e tij per shtyp e keshilltaret, si nje mundesi "e arte" per te konsideruar mbajtje larg te Presidentit dhe ndalimin e fjales se tij, edhe pse e verteta ishte krejt ndryshe, sikunder shpjeguam dhe me siper.

Per me teper, akuza e Topit se iu ndalua fjala, erdhi pak dite pasi ai doli blof turpshem me ftesen qe tha se s'kishte marre nga ambasada e Kosoves ne Tirane per aktivitetin e saj. E verteta doli se ishte krejt ndryshe, madje ishte mbeshtetesja e opozites, "Shekulli", ajo qe zbuloi te verteten duke publikuar dhe sms-te e Presidences ku pretendohej se s'kish pasur ftese e me tej po vete Presidenca konfirmoi se ishte ftuar, duke shtuar se Topi nuk shkoi se ishte semure.

Dhe ne shkrimin e tij te djeshem, z.Rama me tone eksituese shprehte gezim qe nje deputet i PD u largua nga grupi i saj parlamentar, (Oketa) dhe duke uruar qe te ikin dhe te tjere pas Topit, qe ne tere shkrimin qe shperndau, merret ne mbrojtje si nje viktime edhe pse viktime ne fakt e vetvetes. Dhe duke mos kursyer nderhyrjen absurde ne kampin e djathte, shkruan: Ata qe po ikin e do te ikin per te ndjekur pas Presidentin e flakur te Republikes, do te krijojne kushtet per lindjen e nje te djathte te re shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›