E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë arsye për të mos harruar

Share

Nga Elton Spahiu

Amerikanet jane popull interesant. Nuk i njoh nga afer pasi nuk kam qene kurre atje, por per aq sa kam lexuar, degjuar e shikuar per ta me duket se kane nje perqasje shume praktike ndaj jetes. Dje me rastisi te shikoj nje lajm nga New York-u ku nje grup te rinjsh kishte organizuar nje aktivitet qe quhej Good Ridance Day. Kishin dale ne mes te nje rruge me nje grirese gjigande letrash dhe ftonin kedo qe te shkruante ne nje leter nje kujtim te keq nga viti 2011 dhe ta hidhte ne griresen e letrave. Keshtu ai kujtim do harrohej dhe nuk do i ndiqte nga pas gjate 2012. Dikush shkruante nje semundje qe kishte patur gjate ketij viti, dikush tjeter emrin e ish te dashurit apo te dashures, dikush tjeter emrin e ndonje mesuese qe nuk kishte qene e kendshme me te e keshtu me rradhe. Sic thashe me siper, keta amerikanet jane shume praktik dhe kane ide te thjeshta e origjinale. Gjithsesi, kam frike se kur behet fjale per te harruar, ata do te na kishin zili. Ne jemi popull qe harrojme shpejt e nuk kemi nevoje per ate griresen e madhe te letrave.

344 dite me pare mijera njerez dolen perpara Kryeministrise per te kerkuar nje jete me te mire. Nese mendoni se Shqiperia nuk eshte ne rrugen e duhur, atehere ata dolen per ta bere Shqiperine ashtu sic duhet. Nese mendoni se Shqiperia eshte mire keshtu sic eshte, ata dolen per ta bere dhe pak me te mire. Ne cdo rast, ata dolen per te gjithe ne. Nqs te gjithe ne sot do kemi mundesine te rrime ngrohte ne shtepite tona, te pijme vere me familjen tone e te hame gjel deti te pa shqetesuar nga askush e nga asgje, atehere pak nga kjo e drejte qe na takon ja detyrojme edhe atyre qe ngriten zerin per ne dhe te drejtat tona gjate ketij viti.

Fatkeqsisht, 4 burra humben jeten 344 me pare duke lene vetem ne shtepi 10 femije qe sot me shume mundesi nuk do kene as vere per te pire e as gjel deti ne tavoline. Mbi te gjitha nuk do kene prinderit e tyre afer.

Nuk po ju kerkoj qe te merziteni apo te ndjeheni ne faj per ta. E rendesishme eshte te mos harrojme. Te mos harrojme qe edhe pse nuk i njohim dhe nuk do i takojme kurre, i detyrohemi dicka atyre. Ky kujtim nuk duhet te perfundoje ne griresen e kujtimeve tona. Ka kujtime te keqija qe duhet ti mbajme gjithmone me vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›