Rama mesazh pajtimi aleateve Debat publik per reformen zgjedhore
Ne nje kohe kur Komisioni per Reformen Zgjedhore nuk po arrin te prodhoje ndryshimin e sistemit zgjedhor Partia Socialiste po perballet me presionin e madh te aleateve te saj ne lidhje me kete ceshtje. Ndersa aleatet e Partise Demokratike bejne te ditur se nuk do e braktisin kete parti per shkak te mosndryshimit te sistemit ne kampin opozitar gjakrat jane nxehur dhe lenia vetem ne zgjedhje e PS-se eshte nje nga opsionet e partive te saj satelite. Kjo ka detyruar kryetarin e PS-se Edi Rama qe te kerkoje nje debat publik me te gjithe kryetaret e partive te majte dhe te djathte ne lidhje me kete ceshtje. Sipas Rames PS-ja nuk ka kompleksin ti bashkengjitet cdo lloj nisme te partive te tjera per te pasur nje sistem elektoral sa me konsensual.
Te djathtetPavaresisht kerkesave te qarta te aleateve te PD-se per sa i perket nevojes per korrektimin kombetar te sistemit aktual nga derivon edhe barazia e votes koalicioni qeverises i te djathtes duket solid. Kjo vihet re nga qendrimi i prere i perfaqesuesve te Levizjes Socialiste per Integrim Partise Republikane dhe aleateve te tjere te cilet sot bashkeqeverisin. Ndonese ne menyre te prere kryetari i LSI-se Ilir Meta kerkoi qe dy partite e medha mes tyre dhe PD-ja te heqin dore nga sistemi spanjoll kjo kerkese nuk u kushtezua. E njejta gje vlen dhe per kryetarin e republikaneve Fatmir Mediun i cili ne menyre te perseritur ka kerkuar korrektimin e sistemit aktual dhe nuk ka diskutuar ndonjehere pjesemarrjen ne qeveri. Kjo u be e qarte dje nga deklaratat e deputetit te LSI-se Vangjel Tavo dhe e nenkryetarit te Partise Republikane Arian Madhi. Sipas Tavos dhe Madhit keto dy parti nuk mund te kushtezojne pjesemarrjen e tyre ne qeveri me ndryshimin e sistemit duke i quajtur keto dy gjera te ndara nga njera-tjetra.
Te majtetSituata ne gjirin e se majtes duket e tensionuar dhe shkak per kete eshte bere mosvendosja e vetos nga ana e PS-se per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Aleatet e kesaj partie jane te vendosur te rrisin dozat e presionit duke kushtezuar edhe pranine e tyre ne nje koalicion te ardhshem me PS-ne. Partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Partia Socialiste e Vertete e Petro Kocit kane deklaruar ne menyre te prere se ata po mendojne te kalojne ne nje koalicion me vete ne rast se PS-ja nuk ploteson kerkesat e tyre. Kjo ka bere qe Edi Rama te theksoje dje ne mbledhjen e grupit se PS-ja ishte e gatshme te bente debat publik me aleatet ne lidhje me kete ceshtje. Ballafaqimi i argumenteve per mundesite e sistemit nuk mund te jete shkak per bllokimin e reformes zgjedhore. Jemi te gatshem te marrim nisme publike per ta ndare debatin me te gjitha forcat politike dhe me publikun. Deri me tani debati eshte ndare me palet vec e vec por jo duke perfshire publikun. Jemi gati ti bashkohemi cdo nisme te forcave te tjera politike. Asnje pale nuk ka fuqi ti imponohet tjetres theksoi Rama duke shtuar se e rendesishme ishte te gjendej konsensusi.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-44aed2dde0e65d8daf0ea162d2a3f93a function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Partia Socialiste tryeze per pronat Rama Qeveria mekaton prej 20 vitesh me to 2 ore me pare ... Partia Socialiste ka organizuar pasditen e se merkures nje tryeze ... Grupi antikorrupsion i kerkon Italise te hetoje financimet e partive 10 ore me pare ... Pas rastit te Lega Nord kritika per sistemin e kontrollit Arvizu-Rames Mandati te zgjidhet sipas ligjit reforma zgjedhore deri ne fund te prillit 11 ore me pare ... Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka zhvilluar nje ... Posti vakant ne KLD Komisioni i Ligjeve seance degjimore per Ardian Vishen 12 ore me pare ... Komisioni parlamentar i Ligjeve ka nisur seancen degjimore me kandidatin ... Berisha vizite zyrtare ne Bruksel merr pjese ne Konferencen e PPE-se 12 ore me pare ... Kryeministri Berisha ndodhet qe prej dites se djeshme ne nje ... Demokracia e Re Nuk do te heqim dore nga helenizimi i Vorio Epirit. PDIU Greqia te mos lejoje ushqyerjen e nacionalizmit ekstrem 1 dite me pare ... Partia Demokracia e re e Antonis Samaras organizoi ne Athine ...