E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, nga nesër, hyn në fuqi pakti për armëpushim

Presidenti i Sirisë Bashar Assad

Siria premton se do ti përmbahet paktit me OKB-së për armëpushime duke nisur nga dita e enjte por regjimi ka ende një kusht dhe thotë se ka të drejtë të vetëmbrohet kundër terroristëve.

Komunikata e qeverisë ofron pak shpresë për arritjen e paqes, të iniciuar nga i dërguari special Kofi Annan, që do të sillte paqe në një konflikt ku kanë mbetur më shumë se 9 mijë persona të vdekur.

Por regjimi i Bashar Asadit ka ende hapësirë për të manovruar.

Kemi marrë vendimin për të ndërprerë misionet nga dita e enjte në mëngjes, thuhet në komunikatë. Forcat e ushtrisë sonë janë gati për të zmbrapsur çdo agresion që ndërmerret nga grupet terroriste kundër civilëve apo trupave. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›