E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Ky, vit i mundësive për B.Perëndimor

Posteri i Konferences se mbajtur sot ne Bruksel

BRUKSEL- Në Bruksel është mbajtur konferenca me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian, ku një ndër folësit kyç të saj ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili prezantuar reformat e ndërmarra së fundit nga qeveria e tij në kuadë rtë luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik

I pranishëm në këtë konference organizuar nga Partitë Popullore Evropiane (PPE)m eurodeputeti Eduar Kukan u shpreh se; “Ky vit është një vit i mundësive për vendet e Ballkanit Perëndimor. Agjenda e integrimit është e qartë, por shumë gjëra do të varen nga udhëheqësit politikë se si ata do të qasen ndaj reformave. Unë do të jem shumë i lumtur ndërsa shoh që të gjitha vendet e rajonit në mënyrë të vendosur e kuptojnë këtë mundësi e cila i çon ata një hap më afër drejt Bashkimit ”

Ndërsa në fjalën e tij hapëse, kreu i PPE-së, Joseph Daul tha se; Pas përfundimit të luftrave ballkanike, pajtimi mund të gjenden nëpërmjet hyrjes në Bashkimin Evropian. Grupi PPE-së ka qenë gjithmonë një mbështetës i zgjerimit, sepse ne besojmë se stabiliteti i vërtetë vjen nëpërmjet demokracisë dhe prosperitetit, dhe se BE-ja është garantuesi më i mirë i kësaj. “

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›