E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mision diplomatik ne PE

Partia Socialiste do te shfrytezoje edhe nje here dritaret e komunikimit nderkombetar per te percjelle shqetesimet e saj politike.

Pas disa muajsh ballafaqimi te forte dhe gati konfliktual me shumicen ne pushtet kreu i PS-se Edi Rama pritet te udhetoje drejt selise se Parlamentit Europian ku do te zhvilloje disa takime me perfaqesues te se majtes evropiane mes te cileve edhe drejtuesit kryesore ne PE-se Gianni Pitella dhe Hanes Svoboda.

Edhe pse pa nje date konkrete turi i Rames pritet te zhvillohet nga fundi i muajit tetor brenda te cilit opozita do te konsumoje nje vale te re protestash qytetare.

Kriza politike e deritanishme sipas gjasave do te mbetet ende ne axhenden e diskutimeve po te mbahet parasysh edhe situata e diteve te fundit ku nje marreveshje e kerkuar per Gjykaten Administrative nuk u arrit per shkak te kerkesave socialiste per hetimin e zgjedhjeve.

Nderkohe kontaktet me europarlamentaret e majte kane rendesi edhe per arsye se ato mbeshteten ne argumente qenesore te cilat burojne nga rezoluta e 8 gushtit e Parlamentit Europian.

Realiteti aktual shqiptar eshte deshmi se kerkesat e ketij dokumenti nuk jane plotesuar ne asnje drejtim qofte per sa i perket hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit qofte ne lidhje me reformat e ndryshme qe ka nevoje vendi.

Ne kete kuptim eshte e logjikshme qe lobimi socialist ne PE te kete nje kontekst te ri duke marre ne konsiderate se ne muajin nentor Shqiperia pret vleresimin per statusin e vendit kandidat.

Roli i se majtes ne kete drejtim eshte me shume rendesi per arsye te peshes se saj por edhe faktit se kriza shqiptare ka nisur te beje te prekshme kostot e saj qe nuk jane vetem politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›