PD drejt largimit edhe dy deputete

Burime brenda mazhorances bene te ditur se shume shpejt do te kete nje zhvillim te ri qe mund te shkepuse edhe dy deputete te tjere te shumices qeverisese.
Kete e beri te ditur per Shqip nje nga deputetet e mazhorances i cili nuk ishte i pranishem ne seancen e djeshme.
Nderkaq ikja e Sterkajt pervec humbjes numerike qe e rrudh grupin nga ana sasiore ka dhe nje permase tjeter cilesore pasi deputeti i larguar perfaqeson nje qark qe eshte bastion i PD-se qe eshte Qarku Shkodres.
Qe prej dites se djeshme grup i PD-se ka aktualisht 67 deputete dhe mazhoranca qe qeveris vendin ka 74 deputete.
Burimet nga mazhoranca bejne te ditur se largimi i Sterkajt do te pasohet nga largime te tjera. Sipas ketyre burimeve do te jene dy perfaqesuesit e shumices te cilet do te largohen nga radhet e saj por emrat nuk behen ende publike.