E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan foton nga vendlindja e At Gjergj Fishtës

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Fishtën (Lezhë), vendlindjen e At Gjergj Fishtës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi një fotografi nga vizita në Fishtë.

“Një foto me historinë. Fishtë, në vendlindjen e At Gjergj Fishtës”, shkruan Rama.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës është restauruar dhe është e hapur për vizitorët.

Gjithashtu kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në hapjen e një qendre të re kulturore dhe rekreative që i dedikohet jo vetëm kujtesës, por edhe jetës së gjallë të shpirtit krijues.

Investimi vjen si pjesë e “Itinerarit Fishtian” i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer At Gjergj Fishta dhe shërben si një ftesë për të zbuluar jetën dhe veprën e tij.

/k.s//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›