Nis restaurimi i kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në vitin 1960 u shpall monument kulture i kategorisë I

‘‘Fjetja e Shën Maris둑, një ndër kishat më të vjetra në Shqipëri e cila gjendet në Bishqethëm të Lushnjës ka nisur të restaurohet.
Ajo u ndërtua në vitin 1198.
Dëmtimi, sidomos i çatisë së saj solli prishjen e mureve dhe të shumë afreskeve të rralla, pasi uji i shiut hynte brenda prej disa dekadash.
Restaurimi i kishës po kryhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe vlera arrin mbi 10 milion lekë, ndërsa afati i punimeve është pesë muaj.
Ndërsa rregullimi i afreskeve murale ende nuk është menduar kur do të kryhet, pavarësisht se dëmtimi i tyre është i madh.
Stili bizantin i përdorur në pikturat murale është një ndër më të bukurat e bëra në kishat shqiptare. Tavani dhe çdo centimetër i mureve të brendshme është i gjithi i pikturuar.
“Do të presim një pjesë të dytë restaurimeve, por momentalisht jemi te kënaqur me punimet që kanë nisur që të mos dëmtohen më shumë afresket”, u shpreh prifti Thoma Bane.
E njohur për stilin unik të saj, kisha “Fjetja e Shën Marisë” në vitin 1960 u shpall monument kulture e kategorisë së parë.
7 kisha të tjera të ngjashme, u ndërtuan në Lushnjë rreth viteve 1700, katër prej të cilave janë shpallur monumente të trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
/rtsh.al/