Rama ndan pamje nga ambientet sportive të transformuara të shkollës “Adem Haxhija” në Postribë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës janë rikthyer sot në ambiente të transformuara dhe me më shumë ambiente sportive.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e mesme e bashkuar.
“Ambientet e transformuara sportive të shkollës “Adem Haxhija” në Postribë, Shkodër”, shkruan Rama.
Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se sot “kjo e hënë shënon rikthimin e nxënësve në shkollë pas pushimeve të festave. Nxënësit e shkollës “Adem Haxhija” në Postribë gjejnë një ambient të transformuar në fushën sportive.
Ky është një nga investimet e përfituara nga Ministria e Arsimit në Bashkinë Shkodër që u ofron nxënësve të kësaj shkolle dhe komunitetit përreth hapësira sportive me standardet më të larta. Ky është standardi i ri që po vendosim për nxënësit e Shkodrës. E gëzofshin!”, tha Beci në një postim në Facebook.
Shkolla e Postribës 1 nga 11/a.f/r.e/