E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Sarandë

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në qytetin bregdetar, teksa turistët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe plazhet e pastra.

Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›