Rama ndan pamje nga punimet në aksin Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë: Investim i rëndësishëm që do të nxitë turizmin, ja kur do të jetë gati
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, i cili pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Sipas Ramës kjo është një infrastrukturë e rëndësishme që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror.
“Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishme që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror”, shkruan Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
