Reperi i njohur dënohet me 6 vite burg për trafikim droge
Reperi i njohur amerikan Fetty Wap është dënuar këtë të mërkurë me 6 vite burg për shpërndarje droge.
Sipas medieve të huaja, William Junior Maxuell II, u padit së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2021 dhe sot u shpall fajtor për posedim e shpërndarjen e drogërave të ndryshme.
Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në New York, tha në një njoftim se Maxuell dhe pesë të pandehurit e tjerë kanë shpërndarë mbi 100 kg kokainë, heroinë dhe fentanol në Long Island dhe New Jersey.
“Të pandehurit e mernin lëndën narkotike në bregun perëndimor dhe përdornin Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara dhe shoferët me ndarje të fshehura automjetesh për të transportuar substancat e kontrolluara në të gjithë vendin në Qarkun Suffolk, ku ato ruheshin.
Droga më pas iu shpërnda tregtarëve, të cilët i shisnin në Long Island dhe në Nju Xhersi. Pesë nga të pandehurit përdorën gjithashtu armë zjarri për të mbrojtur organizatën e tyre të drogës dhe zinxhirin e shpërndarjes”, shkruhej në njoftim.
Roli i reperit në organizatë ishte “rishpërndarës i kilogramëve të drogës”, ndërkohë që katër të pandehurit e tjerë kanë marrë pjesë në blerjen dhe transportimin e lëndëve narkotike nga bregu perendimor në bregun lindor, ku përpunohej dhe shitej droga.
I pesti transportonte kokainën nga Long Island në New Jersey. Policia sekuestroi rreth 1.5 milionë dollarë, 16 kg kokainë dhe një sasi të madhe pilulash fentanol. Gjatë hetimit janë gjetur gjithashtu 4 pistoleta, një pushkë dhe disa municione.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
